Loading...

Babai i 10-vjeçarit që vdiq në Tepelenë: Më vdiq në shpatulla, po llafoseshim bashkë

Një fëmijë i moshës 10-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Tepelenës mëngjesin e sotshëm, ndërsa siç u tha, ishte prekur nga gripi.
Për mediat ka folur mjekja e spitalit, e cila u shpreh se 10-vjeçari kishte shkuar në spital gjatë orëve të para të ditës së djeshme dhe pasi ka marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor, është përcjellë për në banesë.

Ajo shtoi se fillimisht ishte trajtuar nga mjeku i familjes ndërsa në spitalin e Tepelenës kishte shkuar me temperaturë 37 gradë. Mjekja u shpreh se djalit i ishte kërkuar të shkonte në spitalin e Gjirokastrës, pasi spitali i Tepelenës nuk ka mjekë pediatër.

Babai i të miturit 10-vjeçar tregon se i biri i kishte vdekur në duar dhe nuk kishte arritur ta çonte në spital mëngjesin e sotshëm, ndërsa deri dje gjendja e tij ishte normalizuar. Gjithashtu, sipas tij, fëmija vuante nga meningiti dhe migrena.

I ati shprehet:

Ishte me temperaturë 39. Ajo mjekja i bëri një gjilpërë dhe ia uli. Djali më ka vdekur tek lokali. Vdiq në shpatullat e mia, sa do futesha tek spitali. Nuk e çova në Gjirokastër se u bë më mirë. Edhe në shtëpi dje llafosej me mua, bënim qyfyre bashkë. Merrte ilaçe për migrenën. I dhashë kos, po hante kos. Më kërkoi edhe ujë. I dhash edhe ujë. I fola “Mirë je?”. Më tha “mirë jam”. Pastaj…”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com