Loading...

‘Ata qe kaluar shkojne’ nga i madhi Lefter Cipa

Ata që kaluar shkojnë

Vijnë ditë e vjetët shkojnë
Dhe unë, jam nis për të shkuar…
Çuditem si më harrojnë,
Ca profit me zjarr të shuar!
Unë branisem dhe ata rrojnë,
Me kollaro, poshtë lëshuar,
Ata kaluar më shkojnë
Unë rri heshtur, dhe shëmtuar!
Ata që kaluar shkojnë
Të fala seç më dërgojnë…

Si artist, po marr gazetën
Ri lexoj, me të lexuar.
Se i papunë kam mbetur.
Nga që bukur kam kënduar.
Pse ke bërë mjaltë o bletë?!
Ç’e do mjaltin, o e munduar!?
Se për ty nuk ka më pjesë,
Nga Ata që shkojnë kaluar.
Ata, që kaluar shkojnë,
Të fala, seç më dërgojnë!

Ja, një band përpara himnit,
Kërkon të rrafshojë rëketë,
Ja një himn përpara timit,
Është bërë fletë-fletë.
Flet një zë dhe trembet vari,
Po vërshon mjegulla natës.
Ç’të bëjë Artist-gjëmëmadhi?!
Ulet, puth zemrën e baltës.
Ata, që kaluar shkojnë,
Të fala, po më dërgojne!

Rreh sëpata, pret tek lisi,
Qyqja, qiqëron e djegur.
Ndanë lumit këndon xhindi,
Pranë ka një dash të pjekur.
Shkrepëtin një bubullimë,
Përmbi supet e Artistit.
Shkon për nuse një malinjë,
Nën breshërin e prillit.
Ata, që kaluar shkojnë
Të fala seç më dërgojnë!

II

Nisi kënga e rufesë
Me njëmijë zëra ujdisur,
Vin’ mërgimtari i Moresë
Me shpirt e bukuri, prishur.

Përtej Urës së Qabesë,
Njëqind vjet në bodrum lidhur.
Nga malet e Grebenesë
Ç’rrugë të gjente s’e kish ditur!

Thonë u ngjall Konstandini
E priste motra, Doruntina.
Kush e pa që u ngjall Krishti?!,
Në Botën me vetëtima.

Ngjallje vërtet paska kënga,
Se ajo kurrë s’ka të vdekur!
Ashtu siç nuk tretet Nëna
Kur djal’ i vetëm ka vdekur.

Ndaj dhe kënga piluriote
As ka vdekur, as është tretur,
Se është buronjë shenjtërore
Për të gjallët. Gjallë ka mbetur!

Ja një zë më flet përdita,
Më thotë burrë si të fllihet?!
Nga ky zë vërtet u rita,
Po nga të shumtët nuk dihet.

Në mos sot, do dihet nesër,
Siç vjen radhë dita tjetër.
Dhe të ketë mbret mbi mbretër,
Botë e mbretërve, e vjetër.!

Froni im do ketë violina,
Ku dhe Zoti do më shlodhet.
Si një Zot, ca perëndira,
Kënga ime do nderohet.!

( Nga libri në ardhje)

Nata e Pashkes

Ate nate, naten e Pashkes,
i thashe” mos u mbaro” nates.
I thashe nates “qofsh e gjate”,
sa netet e vitit bashke.
Gjithe engjejt poshte zbrisnin,
me gjuhen e tyre flisnin.

Une dhe ti, moj mesperdredhur,
c’nate pashke kishim zgjedhur.
Ishte Pashke e s’kish te fjetur,
kish te lozur dhe te qeshur.
Me trendafili te veshur,
jashte kishe kishim mbetur.

Ty vertet si Shen Meria,
te kish hipur bukuria.
Une, si kapedan i dukur,
beja lufte duke te puthur.
Tek te puthja-pelcit gjaku,
Per Pashke celte zambaku.

Ketej gaz e andej drite
Ti si nje kryq i florinjte,
mbi gjoks tim ishe leshuar,
porsi pak uje ne duar.
Dhe te derdhte dufe shpirti
ndizje cdo flake qiriri.

Ja nje fryme-ere e nates,
tundi kembanat e Pashkes.
Qielli siper i zgjuar,
ne me kryqin tone ne duar.
Atij kryqi se c’iu falem,
Sa trendafilat u hapen.

Nga libri “Princi i dashurise”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com