Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka goditur hapur parardhësin e saj Adriatik Llalla, duke u shprehur se nuk do të donte të ripërsëriste një gjykim mbi të, në kushtet kur publiku tashmë e ka vlerësuar punën e Llallës.
E ftuar në Real Story, Marku është pyetur në lidhje me gjykimin e saj mbi paraardhësin, por pavarësisht se ajo vetë nuk e ka dhënë një, ka lënë të nënkuptohet se gjykimi mbi punën e Llallës për Arta Markun është negativ.
Madje Marku, kur është pyetur për pezullimin e vizës amerikane dhe deklaratën e fortë të ambasadës mbi Llallën, ka lënë të nënkuptohet se ka një hetim në lidhje me akuzat për korrupsion, drejtuar ndaj ish kryeprokurorit.
Marku: Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë.
Balla: Pra e ndani me publikun gjykimin
Marku: Pak a shumë po.
Balla: Si u ndjetë kur patë dosjen e SHBA-ve për Llallën?
Marku: T’ju them të drejtën jam ndjerë shumë keq, ashtu sic është ndjerë apo duhej të ndihej cdo zyrtar I këtij shteti, e sidomos kur fjala është për paraardhësin tim.
Balla: A po e heton prokuroria shqiptare, ju zonja Marku, zotin Llalla?
Marku: DAP nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipqrui është treguar gjithmonë i gatshëm për të hetuar, natyrisht dhe që për rastin konkret janë treguar të gatshëm dhe unë gjej rastin t’i falenderoj.
Balla: Ka një gjë konkrete?
Marku: Le tthemi që prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta, më tepër nuk mund të flas më shumë për këtë çështje.