Polica greke ka finalizuar një tjetër operacion anti-drogë, pasi ka arrestuar tre shqiptar, të cilët kishin makinën të mbushur plot me drogë.
Sipas informacioneve bëhet me dije se janë sekuestruar 155 kilogram marjuanë gjatë operacionit të zhvilluar në Kostur.
Policia ndaloi dy makina në kufirin e gjelbër, por vetëm njëra rezultoi që kishte ngarkesë të paligjshme.
Në një nga mjetet u gjeten dhe sekuestruan 6 çanta që përmbanin 149 pako me 155 kg 855 gram marijuanë. Në pranga të tre shqiptaret, dy te parët funksiononin për hapjen e rrugës. U sekuestruan 2000 euro, 4 celulare e 7 karta SIM.