Loading...

Arrestohet pronari i lokalit bashkë më gruan, shisnin kokainë, ja emrat

Trafik droge në sasi të vogla. Por policia i ka venë në pranga burrë e grua. Dy pronarë të një lokali, një shqiptar dhe një 45-vjeçare italiane u arrestuan nga karabinierët në Savona pasi akuzohen për trafik droge. Dy të arrestuarit përdornin ambientet e lokalit si bazë për shitjen e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se 49-vjeçari shqiptar Indrit Kadrimi dhe Barbara Longo lindur në Savona janë bashkëshortë. Nga kontrolli që policia ushtroi në lokalin e tyre u gjetën 40 gram kokainë, e cila ishte ndarë në doza dhe ishte gati për shitje, 10 gram hashash si dhe materiale të tjera paketimi për drogën dhe një shumë të madhe parash.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com