Arrestohet Ahmet Muça, ish-pronari i Universitetit Kristal, për falsifikim diplomash.
Në kërkim është shpallur edhe shtetasi E. P.
Muça mësohet se është hetuar për shitje diplomash me logon e ish- Kristalit.
Prej dy muajsh Muça ishte vënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës
Burimet thanë se Muça shiste diploma edhe pas mbylljes së Universitetit Kristal.
Arrestimi i Muçës u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm.