Loading...

Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 23 zyrtarë të tjerë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arrestuar mesditën e sotme. Burime nga Prokuroria thanë për “Koha Jonë” se shoqërimi në polici i kryebashkiakut u bë pas hetimeve për shpërdorim detyre, pasi janë konstatur shkelje.

Bashkë me Kryebashkiakun janë shoqëruar lëshuar urdhër arreste edhe 25 persona të tjerë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkiës Enver Hafizi. 8 prej personave janë arrestuar, ndërkohë që të tjerët janë shoqëruar ose janë shpallur në kërkim.

Sipas informacionve Frrokaj dhe personat e tjerë akuzohet për tjetërsim pronash. Ndërkohë pritet një informacion më i detajuar.

Ky është operacioni më i madh që është zhvilluar ndaj zyrtarëve publikë vendorë. Thuajse gjithë struktura drejtuese e Bashkisë së Lezhës, duke nisur nga kryetari, nënkryetari, Drejtori i Hipotekës dhe juristët janë arrestuar, ose janë shoqëruar për verifikime në komisariatin e Lezhës këtë mesditë. Sipas Prokurorisë, të gjithë zyrtarë të lartë dhe punonjës të Bashkisë dhe të Hipotekës së qytetit dyshohet se janë pjesë e një grupi që përmes falsifikimit ka tjetërsuar pronat në bregdet.

Pak ditë më parë katër ish punonjës të bashkisë së Lezhës dhe të Hipotekës janë paditur pasi akuzohen se kanë kthyer pronën e shtetit në një tokë private.

INFORMACION PARAPRAK/EMRAT E TË ARRESTUARVE:

Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë

Enver Hafizi– Nënkryetar i Bashkisë Lezhë

Eduard Lekaj  – Jurist te Hipoteka

Armando Dakaj– Jurist te Hipoteka

Simon Pashuku – Zyrtar Bashkia Lezhë

Erjon Shehaj – Zyrtar Bashkia Lezhë

Gjelina Bacaj – Ish-drejtore e Hipotekës

TË SHPALLUR NË KËRKIM

Eduart Leka

Juxhina Mema

Bledar Cara

Renato Malotaj

Zef Gjini

Pjetër Gjoni

Artan Djala

Enkeled Zefi
5 parcela toke të sekuestruara
Parcela e parë e tokës së sekuestruar, 25 mijë e 296 m2

Burime: Parcela e 2-të e tokës së sekuestruar, 16 mijë 107 m2

Burime: Parcela e 3-të e tokës së sekuestruar, 7 mijë 382 m2

Burime: Parcela e 4-të e tokës së sekuestruar, 210 mijë 306 m2

Burime: Parcela e 5-të e tokës së sekuestruar, 13 mijë 730 m2

Kujtojmë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi se do të ketë operacione për pronat. Më 17 shkurt të këtij viti ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi nga Lezha se do të nisnin hetimet lidhur abuzimet me pronat që janë bërë në këtë qark, kryesisht në vijën bregdetare.

Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht. Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë eficiente, do të jenë të suksesshme. Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale- tha në atë kohë Xhafaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com