Loading...

Arrestimi i bujshëm i ish-zyrtarit, “koka e tij” 1.3 milionë lekë…

Është liruar nga qelia pak ditë pas arrestimit për mashtrim ish-prefekti i Fierit, Bujar Hasaj.

Vendimi është dhënë këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës, pasi ish perfekti pranoi garanci pasurore dhe u lirua.

Hasaj ka paguar shumën e 1.3 milionë lekëve të reja në këmbim të lirisë.

Hasa akuzohet se së bashku me një tjetër person me inicialet P.P. kanë mashtruar 2 persona, një shtetas shqiptaro-kanadez dhe një shqiptar nga Laçi duke u marrë mbi 300 mijë euro (260 mijë dollarë dhe 50 mijë euro). Ish-Prefekti Hasa sipas policisë i ka shitur një kanadezi me inicialet B.H. një dyqan në Tiranë, por me dokumente false, ndërkohë që i mori 260 mijë dollarë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com