Loading...

Armata Nacionale Kolumbiane nxjerr bllof Edi Ramen për kokainen e sekuestruar

Dje jashtë portit të Durrësit u sekuestruan 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia e kamufluar me një kontenier me banane. Kokaina ishte fshehur nën dyshemenë e kontenierit. Policia Shqiptare është sinjalizuar nga autoritetet kolumbiane për sasinë rekord të kokainës, të paktën kështu njoftojnë autoritetet kolumbiane.

Report Tv siguron deklaratën e Armatës Nacionale Kolumbiane, e cila thotë se ishte ajo që sinjalizoi autoritetet shqiptare për ngarkesën me 613 kg kokainë, që u bllokua jashtë portit të Durrësit. Sipas njoftimit, Armata Nacionale Kolumbiane thekson se anija me kontenierin me banane, ku ishte fshehur edhe kokaina është larguar nga porti në mes të muajit janar, ndërsa ka kaluar në disa porte në Europë para se të arrinte në destinacionin final që ka qenë Durrësi në Shqipëri.

Në një operacion të koordinuar që përfshinte Armatën Nacionale Kolumbiane, Agjencitë Ndërkombëtare dhe Policinë Shqiptare u sekuestruan në Portin e Durrësit në Shqipëri 613 kg kokainë. Droga e konfiskuar ishte e fshehur në dyshemenë e një kontenieri me fund të dyfishtë, të ngarkuar me banane, e cila u largua nga Kolumbia në mes të janarit. Anija do të vizitonte disa porte në Europë para se të arrinte në Portin e Shqiptar të Durrësit” thuhet në deklaratën e Armatës Nacionale Kolumbiane.
droga kolumbi
Njoftimi për operacionin nga Armata Nacionale Kolumbiane
Kokaina 613 kg, e vlerësuar në tregun kolumbian 37 mln dollarë, ndërsa në atë evropian 180 mln dollarë, i përkiste grupit të armatosur “Clan del Golfo”, pra ishte ky grup narko-trafiku që ka furnizuar trafikantin shqiptar. “Kokaina i përkiste Grupit të Armatosur të njohur si Clan del Golfo, i cili ka kontakte në disa porte në Evropë ku dërgojnë dërgesat e drogës” thuhet nga kolumbianët.

Kryeministri Rama dje deklaroi se gjithçka ishte meritë e Policisë Shqiptare, pasi nuk kishte asnjë informacion nga vendet evropiane, ndërsa sot shtoi se nuk kishte asnjë sinjalizim nga partnerët. E ndërsa nga policitë evropiane nuk ka pasur asnjë informacion, duket se policia Shqiptare është sinjalizuar nga autoritetet kolumbiane për sasinë rekord të kokainës, të paktën kështu njoftojnë autoritetet kolumbiane.

Autoritetet kolumbiane deklarojnë se me bashkëpunimin ndërinstitucional të vendeve në Amerikën Qendrore, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, kanë arritur konfiskimin e më shumë se 7 tonë kokainë deri më tani këtë vit. Lajmi i sekuestrimit të një sasie kaq të madhe kokaine në Shqipëri, ka bërë jehonë jo vetëm në Europë, por edhe në Kolumbi, vendi nga u nis droga.

Sasia rekord e sekuestruar është pasqyruar në mediat kolumbiane në dy ditët e fundit. Ndërsa për policinë shqiptare nuk kanë munguar përgëzimet nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, por deri tani është arrestuar vetëm shoferi dhe administratori i kompanisë, pasi pronari është shpallur në kërkim. Ai ndodhet në Gjermani, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin edhe të personave të tjerë që janë të lidhur me trafikuan e kokainës, që kishte si destinacion final shpërndarjen në tregun evropian.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com