Loading...

Apollonia – Destinacion i privilegjuar per Turizmin Kulturor ne Shqiperi

Apollonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti.

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apollonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve.

Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aoos (Vjosë). Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin!

Apollonia e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla apolloniate e arteve te bukura ishte me famë në të gjithë botën antike. Në momentin kur në Romë, gjatë një komploti në Senat u vra Jul Cezari, nipi i tij Oktavian Augusti studionte oratorinë në Apolloni.

Kronikat romake tregojnë se si ai, me të marrë vesh lajmin e vrasjes së Cezarit u nis me një anije nga Apollonia dhe kur, pas disa kohësh vetë Oktaviani u bë Perandor, e ruajti mirënjohjen për qytetin ku kishte studiuar duke e liruar Apolloninë nga të gjitha taksat.

Pas një tërmeti në shek. III e.s  lumi Aoos ndërron shtrat duke e shkëputur qytetin nga deti. Goditja rezultoi fatale në një epokë kur i gjithë aktiviteti tregtar zhvillohej në lidhje me detin. Qyteti e humbi gradualisht rëndësinë ekonomike duke u shndërruar në një qendër të thjeshtë fetare.

Por shuarja graduale dhe jo e dhunshme e jetës qytetare si dhe shndërrimi i zonës përreth në kënetë, të bonifikuar vetëm pas vitit 1945, bëri që zona arkeologjike të ruhet mjaft mirë. Arkeologët e quajnë Apolloninë Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

Me interes të madh për vizitorin në Apolloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni,  Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë etj.

Territori i madh i mbuluar me monumente, panoramat dhe peizazhet e mrekullueshme mbi fushën e Myzeqesë dhe Detin Adriatik nga njëra anë, si dhe rruga automobilistike në gjendje të shkëlqyer, pozita e favorshme gjeografike pranë qyteteve të mëdha dhe plazheve të jugut nga ana tjetër, e bëjnë Parkun Arkeologjik Apolonia lehtësisht të arritshëm për vizitorin dhe një destinacion të privilegjuar për turizmin kulturor në Shqipëri.

Rezultate imazhesh për foto apolonia

Rezultate imazhesh për foto apoloniaRezultate imazhesh për foto apoloniaRezultate imazhesh për foto apolonia

Rezultate imazhesh për foto apolonia

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com