Lini nje dimer të butë në fund të rrugës
për fëmijët e mi.
S’kane njohur dhimbje e ndihem ligsht
nëse iki nga kjo botë .
Paratë do ti prishin
e vashave do tu falin florinjte
shtëpitë do ti shesin e pas dehjeve
mes zhgenjimesh do të mbyten lote.
I ushqeva me pranverat e mia, në shpërthim
veçse kur më çelnin lule në shpirt i ushqeja
lotët i fshija të njihnin vetëm gëzim
sepse kur buzeqeshnin paqe gjeja …
Për fëmijët gjeni ca dimra shumë të butë
Të jenë gati për jetën e ta kenë gëzimin të urtë…!
Anila Toto