Loading...

Ambasadorja e Francës: Shqipëria rrezikon integrimin nëse grupet…

Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka shtuar kushte për vendet aspiruese për të çelur negociatat e anëtarësimit, si Shqipëria. Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, shprehet se vendi rrezikon të mbetet prapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit, për sa i përket procesit të anëtarësimit në BE.

Në një intervistë për “Albanian Daily News” ajo u shpreh shkak mund të bëhet mos ndëshkimi i kriminelëve si dhe mos konfiskimi i pasurive të tyre.

“Fjala kyç është shteti i së drejtës. Pa një shtet të së drejtës të denjë për këtë emër, Shqipëria, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra me guxim dhe reformat, rrezikon të mbetet prapa. Kjo do të thotë, të gjithë e dinë, se duhet zbatuar dhe duhet të përfundojë reforma ambicioze e drejtësisë duke krijuar organe të qëndrueshme të përcaktuara me ligj dhe duke luftuar fort kriminelët e të gjitha llojeve (trafikimi i drogës dhe jo vetëm i kanabisit, trafikimi i qenieve njerëzore, etj.), përfshirë këtu edhe luftën kundër pasurive të tyre, apo siç thuhet në frëngjisht, portofolave të tyre. Këto kriminelët dhe rrjetet e tyre, të cilat nganjëherë kanë tentakula të gjata, e dëmtojnë Shqipërinë duke e varfëruar (dhe nuk paguajnë as taksa!), si dhe duke e nxirë imazhin e vendit, brenda dhe jashtë tij, kjo e ndihmuar herë-herë edhe nga korrupsioni”, deklaroi diplomatja franceze në Tiranë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com