Loading...

Akuza e PD: Rama takohet fshehtas me Saimir Tahirin

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka zhvilluar takime sekrete me ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për trafik droge.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se takimi është zhvilluar dy ditë më parë në ambientet e “Spitalit Amerikan” në Tiranë dhe e lidhi këtë takim me kapjen e 613 kilogramëve drogë.

“Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës. Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge.

Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun”,- tha depuetja e PD.

Akuza e PD vjen në momentin që  pritet një vendim përfundimtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimet ndaj Saimir Tahirit. Sipas PD, Edi Rama po negocion me Tahirin kushtet e heqjes së akuzave ndaj tij dhe nxjerrjen të pafajshëm.

Akuza e PD është e rëndë dhe kërkon një sqarim publik nga ana e PS dhe Kryeministrit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com