Shoferi i automjetit të përfshirë në aksidentin me dy të vdekur në Burrel është një fëmijë, sipas hetimeve paraprake të Policisë.
Xh.N, rreth 15 vjeç, dyshohet se pas aksidentit u largua nga vendngjarja, ndërsa më pas është paraqitur në komisariatin e Policisë Mat bashkë me të atin, G.N., 50 vjeç, referuar të njëjtave burime.
Njoftimi i Policisë:
Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:
-Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.
– Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës
-A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.
Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.