Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur dot në Elbasan, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.
Sipas njoftimit të policisë viktima është shtetasi I.B. 74-vjeç banues në Fushë Labinot.
Njoftimi i policisë
Më date 01.03.2018, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë,një mjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin shtetasin I.B., 74 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë dhe më pas është larguar.
Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.