E rëndë!
Një aksident masiv mësohet të ketë ndodhur pak minuta mëparë në autostradën Tiranë-Durrës. Newsbomb.al mëson se në aksident janë përfshirë 5 makina, ku janë përplasur me njëra- tjerën.
Në automjete ndodheshin edhe fëmijë, të cilët janë tmerruar nga përplasja.
Por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale në mjete. Ndërsa siç shihet nga pamjet si pasojë e përplasjes të ndodhur është rënduar trafiku në autostradë.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 minuta nga momenti i ndodhjes së aksidentit në vendngjarje edne nuk ka mbërritur policia.