Loading...

7 Marsi, dita e mësuesve

Sot në të gjitha trevat shqiptare festohet  7 Marsi, dita e mësuesit. Një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Kjo festë kombëtare nisi 128 vjet më parë, më 7 mars 1887, pasi në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit, për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Në këtë ditë institucionet e vendit organizojnë evente të ndryshme për mësuesit, ndërkohë që këta të fundit si një traditë e nisur para shumë vitesh, festojnë fillimisht me nxënësit e tyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com