Policia shqiptare ka kapur sot për herë të parë një transaksion të madh parash që vjen nga Rusia.
Sipas policisë ditën e sotme ajo ka ndaluar në Rinas një shtetas izraelit që me vete kishte 250 mijë euro dhe vinte nga Moska drejt Tiranës.
Policia kufitare ushtroi kontroll ndaj shtetasit E.R, izraelit, 49 vjeç që vinte nga Moska në Rinas.
Mësohet se 49-vjeçarit iu gjet një sasi valute në kartmonedha në euro, të padeklaruara në doganën e Rinasit në shumën prej 250 mijë eurosh.
Materialet sipas policisë do ti kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme nën akuzën e mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.