Loading...

13 zyrtarë futen në ‘rreth të kuq’, 7000 të tjerë në verifikim, bllokohen 52 llogari bankare

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka zbuluar se 13 zyrtarë të lartë kanë tentuar të pastrojnë paratë e vënë nga korrupsioni. Ditën e djeshme drejtori i Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj raportoi në Komisionin e Sigurisë mbi punën e institucionit që ai drejton për vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë viti 2017 kjo drejtori ka hetuar rreth trembëdhjetë zyrtarë të lartë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit kryesisht pasiv.

Gjithashtu gjatë vitit 2017, kjo drejtori lëshoi 52 urdhra bllokimi të llogarive bankare me një vlerë totale për 11,2 milionë euro, nga të cilat 9 milionë euro janë sekuestruar.

Ndërsa sipas drejtorie janë verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash në bashkëpunimi me institucione të rëndësishme, si BB, AMF, prokuroria, policia, doganat, tatimet, Ministria e Jashtme, SHISH, partnerët ndërkombëtar, etj.

Ndërkohë që interesant është fakti se për një periudhe 4 vjeçare nga ana e DPPPP janë bllokuar plot 75 milionë euro, prej të cilave janë sekuestrua 40 milionë euro.

Po ashtu, sa i takon vitit 2017 nga ana e Drejtorisë së Pastrimit të Parave janë identifikuar 5 raste për financimi të terrorizimit, të cilët janë kallëzuar në prokurori. Sakaq, sipas kësaj drejtorie janë rreth 272 raste të cilët janë hetuar dhe paditur në prokurori, pasi nuk dihej burimi i të ardhurave financiare. Ndërsa gjatë vitit 2017, sipas të dhënave të kësaj drejtorie janë hetuar për evazion fiskal plot 16, të cilët janë kallëzuar edhe në prokurori. Nga ana tjetër, kjo drejtori ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e mirë që ka pasur gjatë vitit që shkoi me prokurorinë, policinë dhe SHISH në kuadër të hetimeve të nisura prej saj.

Gjokutaj deklaroi gjithashtu  se në kuadër të procesit të vetingut janë verifikuar rreth 3 mijë gjyqtarë, prokurorë dhe familjarët e tyre. Madje, ai theksoi se numri më i madh i hetimeve është bërë për llogari të ILDKP në kuadër të procesit të vetingut, ndërsa shtoi se është bashkëpunuar fort me KPK dhe ONM, si dhe me agjencitë e huaja dhe ato ligjzbatuese shqiptare.

“Kemi kryer hetime dhe kemi kthyer përgjigje për 3000 persona. Kryesisht hetimin e kemi bërë të thellë në kuadër të procesit të vetingut, nga ku janë hetuar gjyqtarët, prokurorët dhe familjarët e tyre. Kemi bashkëpunuar ngushtë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, partnerët dhe agjensitë homologe, si dhe me ekspertët e FBI e OPDAT për të hetuar pasuritë e njerëzve të drejtësisë në kuadër të procesit të vetingut”, citon gazeta “Sot”.

Në të njëjtën kohë, drejtori Gjokutaj bëri të ditur se në kuadër të procesit të vetingut që pritet të ndodhë në Policinë e Shtetit, sipas tij, do të jenë mesatarisht plot 50 mijë efektivë policie dhe familjarët e tyre që do të kalojnë në sitën e kësaj drejtorie.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com