Olesia Duka është paraqitur ditën e sotme në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Durrësit. Ajo është arrestuar me akuzën e mashtrimit ndaj një biznesmeni duke i zhvatur 900 mijë euro.
Dentistja është lënë në “arrest me burg”.
Vetë e akuzuara ka deklaruar para togave të zeza se kërkon të gjykohet në gjendje të lirë.
Olesia u shpreh:
Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetojë që nuk jam mashtruese”.
Edhe avokati mbrojtës i saj ka kërkuar arrest shtëpie:
Kërkojmë te hetohet në gjendje të lirë deri në fund të hetimeve. Ajo nuk largohet dhe nuk prish hetimin”.
Mesa duket Gjykata e Durrësit nuk e ka parë të arsyeshme kërkesën e tyre duke e lënë Olesian në burg.