Që Kosova tashmë është një shtet i pavarur kjo dihet ndërkombëtarisht, por që problemet me shtetin serb vijojnë, edhe këtë e dinë të gjithë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka pranuar se nuk kanë më asnjë shans apo mundësi për të “vënë poshtë” Kosovën. Megjithatë, ai kërkon që njohja e Kosovës nga Serbia të bëhet si rezultat i një kompromisi dhe jo si kërkesë e europianëve.
Ai ka thënë gjatë një bashkëbisedimi me studentët serbë të Kosovës:
Vështirë se do të jemi më në Kosovë… Ne serbët duhet ta kuptojmë se çdo kompromis, jo tolerim por kompromis me shqiptarët, është interesi më i lartë i Serbisë dhe popullit serb. Duhet të kujdesemi për popullin tonë dhe ta shohim të ardhmen dhe ta dimë ç’mund të bëjmë”.
Megjithatë, duke e vënë theksin tek kompromisi, ai shton se ndaj Serbisë nuk duhet ushtruar presion.
Presidenti serb u shpreh ndër të tjera:
Për t’u futur në OKB duhet arritur marrëveshje me Serbinë dhe për të arritur deri këtu duhet të bëjmë kompromis, e jo të thuhet Serbia duhet ta njohë pavarësinë se ne kështu na pëlqen”.