Loading...

Zbulohet lidhja e autorit të atentatit të bujshëm në Bllok me Saimir Tahirin

Sot policia e Tiranës nëpërmjet drejtorit të saj njoftoi, se ka identifikuar dhe arrestuar autorët e ekzekutimit të biznesmenit Memli Begalla në ish-bllok.  Dipas kreut të bluve të kryeqytetit Kastriot

Policia e Tiranës pretendon se ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Memli Begallaj, të vrarë para pak ditësh në zonën  e ish-Bllokut.

Sipas policisë, autori i këtij atentati të bujshëm është, Denis Demiri. Përveç tij është arrestuar dhe Ardian Serezi, 49 vjeç, i cili ka ndihmuar në ekzekutimin e biznesmenit.

Të dy këta janë persona të njohur për vepra të mëparshme kriminale, por Ardian Serezit, është denoncuar edhe si një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm sot nën hetim, Saimir Tahiri.

Emri i Serezit ka dalë gjatë operacionin “Ujvara”, në muajin shkurt të vitit 2014-ës, kur në Gjirokastër u sekuestruan më shumë se 1 ton kanabis, ndërkohë që në atë kohë ai ishte punonjës në Policinë e Shtetit. Ka qenë Partia Demokratike nëpërmjet deputetit të saj Flamur Noka që në atë kohë ka bërë lidhen e ngushtë të tij me ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“I ndaluari nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga Rilindja, me precedentë penalë dhe njeri i afërt i ministrit të Brendshëm. Ai njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i ministrit të Brendshëm”, ka denoncuar katër vite më parë deputeti demokrat, Flamur Noka.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com