Zbulohen emrat e ekipit negociator të palës shqiptare lidhur me marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar. Burime bejne me dije 6 emrat e ekipit negociator te Shqiperise.
Emrat janë:
Ylber Dogjani, komandant i flotës detare
Artur Meçollari nga ministria e mbrojtjes
Aida Hajna, zv drejtoresha e Policisë
Armand Skapi
Arsen Mullahi
Viktor Doda
Pak dite pasi Presidenti Ilir Meta beri publike letren qe i kishte derguar ministrise se Jashtme duke kerkuar pergjigje per disa pika qe ishin te pathena ne kerkesen qe Bushati i kishte derguar Metes per te dhene plotfuqishmerine per negociatat me Greqine, sot behet me dije se MEPJ i eshte pergjigjur kerkesave te kreut te Shtetit.
bushati kuvend
Meta kerkoi detaje per negociatoret, metodologjine dhe objektin e negociatave.
Lajmin e ben me dije vete MEPJ e cila ne nje njoftim te shkurter per mediat, thote:
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”.
Sakaq, mesohet se Presidenca e ka konfirmuar marrjen e letres se ministrit Bushati dhe se po shqyrtohet nga personat kompetente.