Loading...

Zbardhet detajet e terrorit në Elbasan, atentat ndaj 23-vjeçarit

Lagjja “Fushë-Mbret” në Elbasan u trondit nga të shtëna me armë zjarri në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure.

Rreth orës 19:40, afër kryqëzimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistoletë nga persona ende të paidentifikuar, Raif Caushlllari rreth 23-vjeç, pronar i një motoservisi.

I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përreth ku ka ndodhur ngjarja.

Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com