Loading...

Zbardhet dëshmia e plotë e grekut. Tre pikat e dobëta të alibisë, që e zhysin

Pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës së Devi Kasmit ndihmuan policinë të binte në gjurmët e ish-anëtarit të forcave speciale greke që dyshohet si ekzekutor i 42-vjeçarit. Në pamje viktima dhe ekzekutori shfaqen duke debatuar.

Vetë Efthimiu Efthimius i vënë në pranga nga policia ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe se ishte i shokuar nga arrestimi.

Efthimiu Efthimius është marrë mbrëmë vonë në pyetje nga policia dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Madje ai shprehet se ishte i shokuar nga arrestimi.

Greku nuk ka dhënë shpjegime nëse njihej me Devi Kasmin si dhe ka refuzuar të japë detaje rreth debatit që ka zhvilluar me të tri ditë përpara se ai të ekzekutohej në rrugën “Petro Cani”.

“Në Shqipëri kam ardhur për qejf. S’kam kryer asnjë krim”,- u ka thënë ai hetuesve në prani edhe të një avokati të caktuar kryesisht nga shteti.

Nga hetimet rezulton se shtetasi grek ka hyrë në Shqipëri prej afro dy muajsh dhe është vendosur në një shtëpi me qira në zonën e “Unazës së Ee”.

Ai ka pranuar se gjatë qëndrimit në vendin tonë është njohur me njërin nga personat e arrestuar me të.

Ne kete deshmi ka tri pika te dobeta e zhysin poziten e tij juridike ne nje zone te erret, nga ku nuk dihet se si mund te dale me vone.

E para, fakti qe thote se ka ardhur per qejf, por ai nuk rezulton qe te jete futur legalisht si gjithe turistet e tjere te kesaj bote. Pra, ai ka ardhur ne menyre ilegale ne Shqiperi dhe kur shkon ilegalisht diku, nuk shkon për qejf por për hall. Ndaj, kjo hedh poshte dëshminë e tij në këtë pikë.

E dyta, Eftimius nuk ka ditur te mbrohet e te jape nje alibi te besueshme, rreth faktit se perse ai vinte rrotull palestres se Devi Kasmit dhe sidomos per momentin e përballjes dhe përplasjes me të pak para atentatit.

E treta, ai është arrestuar në shoqërinë e një shqiptari, i cili eshte ne listen e te arrestuarve, sepse ne banesen ku jetonin u gjeten armet e krimit dhe pistoleta me te cilen është qëlluar mbi viktimën

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com