Loading...

Zbardhet dëshmia e grekut që vrau Kasmin: Njihem prej shumë vitesh me Aurelin por…

Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi ka mbetur ende pa një autor, ndërsa i dyshuari kryesor si ekzekutor i tij është shtetasi grek Efthymiou Efthymious.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 janarit, kur Kasmi sapo kishte dalë për të takuar mikun e tij Mario Meshini, i cili gjithashtu është arrestuar nga policia.

Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja nga dëshmia e 41-vjeçarit grek i cili gjatë arrestimit kishte me vete 25 mijë euro, shumë që mendohet se ishte shpërblim për ekzekutimin e Kasmit.

Efthymious ka pajtuar si avokat mbrojtës Saimir Vishën, por që nga momenti i arrestimit në datën 2 shkurt, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, sipas News 24.

Ish-agjenti grek ka pohuar se e njihte (Altin) Aurel Hoxhallarin, i cili dyshohet se ka qenë organizatori i bandës prej 4 vetësh, njëkohësisht dhe i vrasjes së Kasmit.

Efthymious ka deklaruar:

Aurelin e njoh që kur ishte emigrant në Greqi. Kam ardhur disa herë në Shqipëri dhe e kam takuar. Kam qëndruar disa herë tek vila e Aurelit në Mëzez, por qëndroja edhe në shtëpinë timë që kam marrë me qira.”
Ndonëse kishte një shumë të madhe me vete kur u kap, dhe pavarësisht njohjes me organizatorin e grupit kriminal, greku ka mohuar të ketë qenë ai vrasësi.

Gjithashtu në shtëpinë që ai kishte marrë me qira nuk u gjet asgjë implikuese.

Tre ditë para vrasjes, ish-ushtaraku grek u pikas nga Devi afër palestrës së këtij të fundit. Ai kishte ardhur në Shqipëri që në dhjetor dhe po përpiqej të studionte lëvizjet e Kasmit. Dyshohet se ai nuk u largua menjëherë pas ngjarjes që të mos ngjallte dyshime.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com