Loading...

Zbardhet debati, Fino: Si mund të më lesh në fund të sallës ? Përgjigja e Dukës e befason !

Kandidatët për president të FSHF-së lanë pas rivalitetin dhe gjetën momentin që të ulin gjakrat pa nisur ende votimi. Duket se negociatorë për t’i bërë bashkë në një tavolinë Armand Dukën dhe Bashkim Finon ishin presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, si dhe avokati që mbylli mandatin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Artan Hajdari.

Teksa biseda nisi e qetë, më pas pati një debat me tone të ashpra, me Finon që nuk kurseu asgjë.

Fino: Si mund të më lësh mua në fund të sallës ?! Çfarë je ti që mendon se mund t’i trajtosh njerëzit kështu ? Ku ka moral kjo punë ?

Duka: Sinqerisht nuk e kam parë fare vendosjen.

Fino: Po mirë o burrë, a nuk do të ishte e ndershme që të ishim të tre kandidatët në një vend. O Koço, do e bëje këtë ti po të kishe qenë në vend të këtij (Dukës)?. Ky e trajton këtë si shtëpinë e vet

Duka: Bashkim, të lutem nuk është nevoja të bërtasësh.

Fino: Ore, nuk je i ndershëm, nuk mund të bësh ti me mua një garë të tillë. I bëre si i bëre listat, nuk le njeri pa futur.

Ndërhyn Hajdari: A ta lëmë debatin, hajde bëjmë një foto të katërt.

-BATUTA

Pas debateve në hollin e hotelit, situata çtensionohet. Bashkim Fino paraqet platformën e tij dhe pas fjalimit, në momentin kur lë foltoren, është Armand Duka që e fton kandidatin rival të ulet pranë tij.

Duka: Hajde ulu Bashkim !

Fino: Jo mor jo, kam hall tjetër

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com