Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se Shqipëria ka disa operacione të përbashkëta me FBI-në dhe DEA-n amerikane.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me rolin e FBI-së në Byronë Kombëtare të Hetimit, Xhafaj tha se amerikanët do qëndrojnë të paktën dy vite dhe do kenë rrol aktiv në hetime.
Ministri Xhafaj zbuloi se një zyrtar i FBI-së ka qënduruar në Shqipëri për tre muaj dhe u largua vetëm para pak ditësh, por nuk pranoi të zbulojë për çfarë arsye ndodhej këtu.
“A do dëgjojmë ndonjë lajm të madh se sa herë ikin ata?…” pyeti Fevziu ndërsa Xhafaj u përgjigj shkurtimisht: Do dëgjoni muajin tjetër.