Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të 65 delegatëve për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit për zgjedhjen e presidentit.
Duka mori 39 vota, Fino 22 dhe 4 dolën të pavlefshme. Me këtë trend votimi duket se Duka po shkon drejt zgjedhjes si President i FSHF.
Presidenti i ri zgjidhet me 2/3-at e votave, e në rast balotazhi, më pas mjafton shumica e thjeshtë (50%+1) për të shpallur presidentin.
Pra pritet raundi i dytë dhe final me 50 + 1 % e votave për të shpallur fituesin, ku siç duket po i buzëqesh Armando Dukës. Megjithatë pritet votimi i raundit të dytë.
VOTIMI RAUNDI I
Duka 39
Fino 22
Hala 0
4 te PAVLEFSHME