Më datë 10.02.2018, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në Selenicë, është gjendur i pajetë në oborrin e banesës së tij shtetasi Dh.M., 82 vjeç.
Shtetasi banonte i vetëm në banesë.
Trupi do të transportohet drejtim Morgut për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.