Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një mobileri të ndodhur në lagjen “11 Janari” të qytetit të Vlorës.
Raportimet paraprake flasin për dëme të mëdha të shkaktuara këtij biznesi.
Ndërkohë, forca të shumta policie dhe zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas fikjes së flakëve po hetohet për të zbardhur shkaqet e flakëve.