Sipas njoftimit të Prokurorisë së Vlorës, pas marrjes së vendimit të kontrollit në gjykatë ushtruan kontroll në banesën e Shahin Zanaj, lindur në Vezhdanisht Vlorë dhe banues ne lagjen ‘24 Maji’, po në Vlorë.
Në banesën dhe kantinën ngjitur me të u gjeten sasi e konsiderueshme vaj kanabisi dhe pluhur çokollate kanabis.
U ushtrua kontroll edhe në aktivitetin privat bar restorant në Rradhimë Vlorë, por nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme.