Loading...

Veliu ndryshon strukturën e Policisë, detajet e projektit

Ardi Veliu, që pas marrjes së postit si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka gati strukturën e ndryshimit të Policisë së Shtetit, projekt që është miratuar edhe nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Departamenti i sigurisë Publike ka nën varësi Drejtorinë e rendit publik, atë të policisë rrugore, drejtorinë e forcave operacionale lëvizëse si dhe drejtorinë e menaxhimit të drejtimit. Konkretisht sipas projektit Drejtoria e rendit publik do të ketë nën varësi sektorin për shërbimet e rendit, atë të shërbimeve të të tretëve si dhe sektorin e policimit në komunitete.

Drejtoria e Policisë rrugore sipas projektit ka në varësi sektorin e sigurisë rrugore si dhe atë të analizës dhe planifikimit. Drejtoria e forcave Lëvizëse operacionale dhe trajnimeve do të ketë në varësi sektorin e planifikimit operacional dhe atë të trajnimeve, ndërsa drejtoria e menaxhimit dhe drejtimit do të ketë në varësi sektorin e drejtimit dhe atë të analizës së riskut. Burime për “Gazeta Express”, konfirmojnë se do të këtë ndryshime strukture edhe në drejtoritë e qarqeve.

Gjithashtu do të ketë edhe lëvizje në radhët e komisarëve dhe nënkomisarëve në rrethe. Deri më tani thuhet se të gjithë inspektorët që po vazhdojnë studimet tek Akademia e Sigurisë janë transferuar nepër rrethe dhe janë zëvendësuar me të rinjtë e dal nga shkolla baze.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com