Një i ri i moshës 22-vjeçare është gjetur i pajetë mëngjesin e sotshëm, brenda në makinën e tij, të cilën e kishte parkuar në afërsi me banesën.
Fillimisht u dyshua se i riu ishte vrarë nga persona të paidentifikuar, ndërsa policia bën me dije se kemi të bëjmë me vetëvrasje.
Zyrtarisht mësohet se ditën e djeshme, rreth orës 20:20, në fshatin Gramëz, Krujë, prapa banesës së tij, (në garazh) në automjetin tip Fiat është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri pistoletë M.Ç. 22 vjeç, banues në Gramëz Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.