Loading...

Varën fëmijën në pemë, policia shoqëron 3 persona. Babai: Djali nuk është dhunuar, ja e vërteta

Nje dite pas publikimit te një fotoje në rrjetet sociale e më pas në media, ku shfaqet një fëmijë i keqtrajtuar, Policia e Elbasanit bën me dije se specialistët e seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 shtetas nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babain e djalit 6-vjeçar.

Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë.

Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com