Qepët janë ndër perimet më të preferuara të shqiptarëve.
Të njoma, të thata, të kuqe, të verdha apo të bardha, të gjitha janë të mira e me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për shijen fantastike që dhurojnë në botën e kulinarisë. Ato janë me vlerë mbi të gjitha në përfitimet e mëdha kurative.
Sipas ekspertëve , një metodë fantastike është vaji esencial i qepës, i përgatitur edhe vetë në shtëpi.
Të Mirat Shëndetësore të Vajit Të Qepës
Vaji i qepës vlerësohet nga mjekësia bimore si një tonik superior ndaj të gjithë tonikëve të tjerë bimorë, i pasur me vitamina, përfshirë edhe ato më jetiket B2 (riboflavin), B1 (tiaminë) dhe C.
Ky vaj mirëbërës esencial njihet për vlerat e tij kurative në fuqinë që ka për mbrojtjen e sistemit imunitar, ai lufton mikrobet dhe bakteret në organizëm, përdoret si një anti grip i fortë, ka efektet fantastike kundër spazmave, është një diuretik i shkëlqyer, ndihmon sistemin tretës dhe ndimon në funksionimin e mirë të stomakut.
Ashtu si vet qepa edhe vaji esencial gëzon një reputacion të qenësishëm për problemet me peshën si dhe mbajtjen e saj në kontroll.
Mbi të gjitha, vaji esencial i qepës përdoret për fuqi dhe energji trupore. Ai ndihmon në parandalimin e të ftohtit dhe lufton infeksionet.
Ekspertët vlerësojnë se vaji esencial i qepës ndihmon në forcimin e kockave. Po ashtu ai vepron si një pastrues efektiv i gjakut dhe ndihmon në mbajtjen në kushte të shkëlqyera dhe të pastër lëkurën.
Ai ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të veshit dhe njihet për përdorimin e tij si afrodiziak që në kohërat e lashta. Në botën e kozmetikës ka një përdorim të gjerë përsa i përket rritjes së flokëve.
Vaji esencial i qepës është një diuretik efektiv dhe ka të njëjtat veti shëruese edhe në largimin e toksinave nga trupi.
Përdoret gjithashtu në kurimin e sëmundjeve si të ftohtit, sinoziti etj.
Vlerësohet se vaji i qepës është më efektiv kur përdoret i pa kombinuar me përbërës të tjerë. Megjithatë ai mund të përzihet me vajra të tjerë esenciale dhe aromatizues me qëllim largimin e erës së rëndë të tij.
Nga ana tjetër, vaji i qepës mund të përdoret edhe për dezinfektimin e ambjeteve të shtëpisë si dhe për largimin e energjisë së keqe.
Ai mund të përgatitet edhe si banjo terapi për lëkurë të shkëlqyer.
Si Të Përgatisim Vajin e Qepës në Shtëpi
Përbërësit
-100 gr qepë të thata të qeruara hollë
-50 gr qepë të njoma të qeruara hollë (vetëm pjesa e bardhë)
-Një filxhan çaji me vaj ulliri
Procesi
Bashkoni të gjithë përbërësit. Ndizni zjarrin në nivel të ulët-mesatar. Prisni derisa qepët të marrin ngjyrë të errët dhe më pas hiqni enën nga zjarri
Merrni një sitë dhe shtypni vajin e qepës në një tas. Lëreni të ftohet dhe më pas hidheni vajin e përftuar të qepës në një shishe qelqi
Dozat për disa nga përdorimet
-5-10 pika vajit të qepës në një tas me ujë të ngrohtë për kompresa
-5 pika në një filxhan me ujë të ngrohtë për të ftohtin
-10 pika të vajit të qepës në përdorimin e banjo terapisë
-10 deri 20 pika në masazhimin e trupit