“Federbet”, agjensia e pajtuar nga FIFA dhe UEFA për të analizuar fenomemin e trukimit të ndeshjeve në të gjithë botën, në raportin e fundit Shqipëria vendoset e para në listën botërore të vendeve që trukojnë ndeshjet.
Raporti vjen një ditë përpara zgjedhjeve për kreun e FSHF-së së katër viteve të ardhshme, me presidentin aktual, Armando Duka që pretendon një mandat të pestë radhazi përballë Bashkim Finos.
Në një pjesë të raportit, “Federbet” shkruan se “çdo javë, kompanitë e mëdha botërore të basteve heqin në bllok ndeshje të kampionatit shqiptar për shkak të luhatjeve të frikshme të koefiçentëve, çka provon se këto ndeshje janë shitur”.
Ajo që mbetet e paqartë se përse FSHF i toleron këto fenomene, si dhe ku shkojnë paratë që gjeneron ky aktivitet i paligjshëm në vendin tonë?
Ndonëse raporti i “Federbet” nuk përmend emra konkretë, duket se përgjigja qëndron tek kreu i Federatës, i cili është vetë organizatori dhe përfituesi kryesor nga shitja në masë i ndeshjeve të kompeticioneve që ai vetë organizon.