Loading...

U thyhet platforma teksa krastitnin pemët, humb jetën shqiptari, rëndë vëllai i tij

Një aksident fatal ka ndodhur në vendin e punës pasditen e sotme në Torino të Italisë.

Si pasojë mësohet se ka humbur jetën një punëtor shqiptar, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë. “Diario Di Torino” shkruan se dy punëtorët ishin mbi një platformë mbajtëse dhe po krastitnin disa pemë, kur ajo papritmas është thyer.

Kështu, dy shqiptarët kanë rënë poshtë duke marrë edhe plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:35 në rrugë Reaglie të qytetit.

Identiteti i shqiptarit që humbi jetën nuk është bërë ende i ditur, por mediat sqarojnë se u bënë gjithë përpjekjet e mundshme për t’i shpëtuar jetën por ai nuk ia ka dalë.

Edhe i plagosuri tjetër është dërguar në spitalin Cto me urgjencë, dhe gjendja e tij raportohet e rënduar.

Sipas mediave italiane, policia tashmë ka nisur një hetim për pronarin dhe kushtet ku po punonin dy shqiptarët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com