Loading...

U arratis nga tualeti i gjykatës, gjirokastriti ishte denoncuar nga prindërit e nuses

Një i ri është arratisur ditën e sotme nga gjykata e Apelit në Gjirokastër, pak para se të fillonte seanca ndaj tij.
Saimir Ahmeti arriti të arratiset nga tualeti i gjykatës, ku do të merrte dënimin për akuzën e përndjekjes.

Ahmeti kishte kërkuar të hynte në tualet për nevoja personale, dhe me këtë rast përfitoi që polici i zgjidhi duart duke e shtyrë atë dhe duke u arratisur.

24-vjeçari është banor i fshatit Vanë në Bashkinë e Delvinës, dhe është arrestuar pasi familja e bashkëjetueses së tij e ka denoncuar për përndjekje ndaj vajzës së tyre.

Në fakt Ahmeti dhe e fejuara e tij Bleona Habibi, 18 vjeç, mësohet se janë prej kohësh të dashuruar mirëpo familja e vajzës nuk ka qenë dakord. Për këtë arsye ata e kanë denoncuar dhëndrin e tyre, dhe policia e ka arrestuar atë.

Dy të rinjtë madje kanë bërë dhe dasmë, dhe familja Ahmeti shpesh ka kërkuar që djali i tyre të lirohet nga burgu pasi po mbahej aty pa arsye.

Mirëpo 24-vjeçari nuk i ka besuar kësaj here drejtësisë në Gjykatën e Apelit dhe ka zgjedhur të arratiset.

Edhe më herët jashtë sallës së gjyqit, prindërit e djalit, Thoma dhe Pranvera Ahmeti kanë debatuar me prindërit e vajzës, të cilët kanë thënë se do të tërhiqen nga akuzat, vetëm kur djali ta lerë të qetë vajzën e tyre.

Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, dhe i riu ka përfituar nga kjo për t’u arratisur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com