Abortimi i foshnjave është një nga temat më delikate që mundon shoqërinë që prej krijimit të mundësisë për abortim, ku në disa vende ndalohet me e ligj e në disa tjera lejohet duke vënë si kusht muajt e ngjizjes.
Mirëpo, në Tajlandë është shënuar një ngjarje e pazakontë, ku një kazan plehrash janë gjetur katër fetuse të hedhura si mbetje.
Ky horror u zbulua nga punonjësit e shërbimit social për pastrimin e qytetit, pasi kishin parë një kokë fëmije që po depërtonte nga një thes i grisur teksa e hidhnin në kamion.
Menjëherë punonjësit kanë telefonuar policinë, e cila me të mbërritur në vendngjarje gjeti edhe 3 trupa tjera fetusesh nga mosha 2 muajsh deri në 8 muajsh.
Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme dhe zyrtarët besojnë se fetuset kishin më pak se 24 orë që ishin hedhur në plehra nga abortuesit e paligjshëm dhe tani autoritetet janë vënë në kërkim të “kriminelëve”.
Deri më tani nuk ka ndonjë pikë reference se kush janë përgjegjësit e kësaj masakre, por do shikohen kamerat e rrugëve, pasi autoritetet policore besojnë se përgjegjësit kanë ardhur me një makinë, kanë hedhur fetuset dhe janë larguar.