Loading...

Tragjedia në familjen Preka: Si jeton motra pa ty oooo vllai jem…

Aksidenti i rëndë që i mori jetën babait dhe dy fëmijëve të mitur dhe la të plagosur bashkëshorten dhe vajzën e vogël të familjes Preka ishte një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Tronditje për këtë lajm kanë shprehur familjarë, të afërm, por edhe personazhe të njohur. I tillë është edhe rasti i Ardit Gjebreas, i cili ndonëse nuk i njihte anëtarët e kësaj familjeje, u shpreh në një reagim në rrjetet sociale shkruajti:

“Sapo lexova për aksidentin në rrugën Shkodër – Velipojë… Ka humbur jetën një baba me djalin 8 muajsh dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe. Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen.

Çfarë dhimbje ndjeva! Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare! Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën!”.

Aksidenti i ndodhur të dielën pasdite në rrugën Shkodër-Velipojë, i mori jetën 40-vjeçarit Edmond Preka, vajzës së tij 5-vjeçe Ajsel, si dhe djalit 8 muajsh, Rajan. Bashkëshortja e tij 36-vjeçare dhe vajza 9-vjeç mbetën të plagosura rëndë dhe ndodhen në spital.

Për humbjen e tyre, në rrjetet sociale këtë të hënë ka pak fjalë, por shumë hidhërim.

Motra e 40-vjeçarit teksa postoi një fotografi krah tij, mundi të shkruante vetëm këto fjalë: “Si jeton motra pa ty oooo vllai jem. O jeta motrës”.

“Nuk ka fjalë për ngushëllime nuk gjenden, nuk ke çfarë të thuash… kjo ishte një tragjedi që shkatërroi një familje të tërë… një familje e bashkuar, një familje që punoi fort për ta ngritur dhe për ta forcuar për të arritur aty ku ishin… Mondi nuk do të harroj kurrë. Atë mirsjellen tënde… ne myslimanet themi qofsh i xhehnetit bashk me dy engjëjt e t’u… u prefshi në paqe…”, shkruajti një i afërm. 

“Na coptuat zemrën, krishti ju pastë në parajsë“, shkruajti një tjetër.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com