Loading...

Tmerri në Krujë! Emigranti u vetëvra me plumb në zemër, si e gjeti familja. Ja për çfarë dyshohet

U gjet i vdekur në makinën e tij nga familjarët, pas shtëpisë. Markiled Çipi qëlloi veten me plumb në zemër për motive të paqarta.

Ngjarja që tronditi familjen ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Gramëz të Krujës.

22-vjeçari jetonte prej kohësh në Itali, ai ishte kthyer vetëm dy ditë më parë dhe do ikte sërish pas dy ditësh në shtetin fqinj.

Policia bën me dije se 22-vjeçari është vetëqëlluar me një plumb tek, ku tytën e armës e kishte mbështetur në zemër. Goditja ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën menjëherë. Familjarët nuk kanë dëgjuar armën, pasi fakti që kishte mbështetur qytën e armës në trup, zhurma është izoluar.

Por, pak minuta më vonë, familjarët kanë konstatuar trupin e tij të pajetë brenda makinës së tij tip “Fiat”.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar për ekspertizë në Tiranë.

Në telefonin celular nuk kemi gjetur ndonjë gjë komprometuese.

Mesohet se i riu njihej si person shumë pozitiv në zonë dhe nuk kishte pasur kurrë probleme me drejtësinë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com