Rikthehet dhuna në futboll, këtë herë mes tifozëve dhe lojtarëve të skuadrës mike. Futbolli turk është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë që ka prekur sportin në vend.
Në ndeshjen që Yeni Çanspor zhvillonte ndaj Sultangazi, ka ndodhur një rrahje masive pas përfundimit të takimit.
Sfida përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, ndërsa kanë qenë tifozët vendas ata që u futën në fushë dhe filluan të godisnin futbollistët miq.
Dhuna dhe barbarizmi vazhdoi më pas edhe në dhomat e zhveshjes. 4 prej lojtarëve janë dërguar menjëherë në spital me dëmtime të rënda.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=K5BfUtLkbPE]