Zbulohen detaje të reja lidhur me grupin kriminal që akuzohet për ekzekutimin e Devi Kasmit.
Një banesë e survejuar nga të gjitha anët me kamera, ndërsa pas saj ishin tunelet e ndërtuara para viteve ‘90. Kjo ishte shtëpia, që sipas policisë përdorej si një bazë e sigurtë e grupit kriminal, të akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit.
Mësohet se shtëpia ishte ndërtuar në një zonë periferike të Tiranës, Modër-Mzez, në një lëndinë mes dy kodrave.
Banesa u bastis nga policia gjatë operacionit të djeshëm për kapjen e të dyshuarve për vrasjen e 42-vjeçarit, ndërsa Aurel Hoxhallari, në emrin e të cilit ishte e regjistruar kjo shtëpi dhe tunelet pas asaj, është shpallur në kërkim.
Sakaq të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit jane: Elton Halipaj, i cili siguroi mjetet për vrasjen, Efitmiu Eftimius-Vrasësi, te cilit iu gjetën para, i kishte marrë shpërblim për ekzekutimin, Malvin Dinellari, personi qe siguroi infrastrukturën si dhe Elton Hoxhallari-bashkëpunëtor në vrasje.
Policia ka shpallur në kërkim edhe Altin (Aurel) Hoxhallari-Organizator i vrasjes.