FBI dhe ekspertët e BE janë më se të bindur se me Besim Hajdarmatajn në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të nuk mund të dënohen peshq të mëdhenj. Në këtë këndvështrim, FBI dhe ekspertët e BE kanë kërkuar me insistim gjetjen e të gjithë rrugëve ligjore për largimin e Hajdarmatajt dhe gjithë kupolës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga drejtimi i këtij institucioni të rëndësishëm të akuzës.
Burimet bëjnë me dije se kanë kërkuar nga kryeprokurorja Arta Marku që Hajdarmatajn dhe bashkëpunëtorët e tij të politizuar nuk i duan nëpër këmbë. Aq më tepër që tashmë dosjet e ish kryeministri Berisha dhe djalit të tij si dhe të Presidentit aktual Ilir Meta dhe gruas së tij Monika, dosjet e ish ministrave dhe minitrave të PD, LSI e PS janë thuajse të kopsitura. Dhe për këtë arësye, nuk mund t’ua besojnë hetimin e këtyre “peshqve ntë mëdhenj” prokurorëve që varen shpirtërisht dhe politikisht prej vetë “peshqve të mëdhenj”.
Ndaj FBI dhe ekspertët e BE kërkojnë nga Arta Marku gjetjen e një mënyrë ligjore dhe kushtetuese për t’i larguar nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasi të gjitha dosjet e “Peshqve të mëdhenj” aty do kalojnë. Ndaj ka një acarim të fortë mes Kryeprokurores Arta Marku dhe kreut të Propkurorisë së Krimeve të rënda Besim Hajdarmataj dhe mbështetësve të tij. Deri më tani preteksti kanë qënë përplasjet për ekstradimin e Seitit, i cili ishte kapur nga policia shqiptare për llogari të drejtësisë italiane. Ndërkohë që prokuroria shqiptare e krimeve të Rënda ka ngritur akuza ndaj grupit të Habilajve vetëm për ato fakte që ka prokuroria italiane, madje me përkthimet e dokumentacionit të Prokurorisë së Katanjës të botuara në media. Ndaj pritet që shumë shpejt kupola e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të zëvendësohet. FBI dhe ekspertët e BE nuk i duan nëpër këmbë.