Alban Beshiri, i cili u ekstradua nga Londra, pas kërcënimeve në drejtim të gjyqtares Oltiana Çifligu, ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burg. E gjithë ngjarja nisi pasi 36-vjeçari u nga nga gruaja për dhunë në familje, ndërsa siç duket nuk i është ndarë zakonit, ndërsa shantazhet dhe kërcënimet i ka vijuar me gjyqtaren e çështjes.
Me anë të telefonit, ai ka kërcënuar disa herë gjyqtaren Çifligu. “Do të bëj për spital, do të bëj për karrocë”,- mësohet ti jetë drejtuar ai asaj, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2015.
Beshiri kërcënonte nga Anglia se do të kthehej në Shqipëri dhe do i bënte gjyqtares diçka që nuk kishte spital që ta merrte në dorëzim. “…Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre … Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…” thuhej në një nga mesazhet e tij. Kujtojmë se në vitin 2015 Beshiri u dënua nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burg, ndërsa pas disa vitesh i shpallur në kërkim, sot u bë i mundur ekstradimi i tij.