Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se që nga mbrëmja e së dielës, rreziku nga përmbytja e lumenjve ulet. Parashikohet që lumi Vjosa do të kthehet brenda shtratit natyral vetëm ditën e hënë, datë 5 shkurt.
Në qarqet Fier dhe Vlore është vendosur ngjyra e kuqe, si niveli i lartë i rrezikut për efekt të përmbytjeve dhe jo të reshjeve. Për këtë arsye është vendosur shenja përkatëse në tabelë .
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
Sot nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formën e dëborës 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 13
në vendet e ulëta: 2 / 13
në vendet malore: -6 / 7 °C.
ERA pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.