Emisionet televizive gjatë mbrëmjes të së enjtes janë në një “betejë” të fortë për të fituar audiencën.
Ditën e djeshme, edhe pse rivaliteti ishte shumë i fortë, gazetari Sokol Balla ka bërë diferencën duke lënë pas emisionet e kolegëve Ylli Rakipi dhe Blendi Fevziu.
Referuar të dhënave të matësve të audiencës, Real Story është pozicionuar në vend të parë duke e mbajtur këtë vend gjatë të gjithë fashës së orarit.
Balla kishte ftuar kryeministrin Edi Rama i cili ishte përballë një paneli gazetarësh duke komentuar zhvillimet e fundit.
Ndërkohë në vend të dytë u pozicionua Top Channel dhe Ylli Rakipi që kishte ftuar në përballje dy konkurentët për president të federatës së futbollit.
Në vend të tretë u pozicionua Tv Klan dhe Blendi Fevziu të cilët kanë pasur një rënie të ndjeshme të audiencës së emisionit ditën e enjte.
Më poshtë gjeni edhe grafikët përkatës që kanë publikuar kompanitë matëse të audiencës.