Ka qenë një grua, me funksion protokolliste pranë Hipotekës në Kavajë, njeriu që “fundosi” zyrtarët që abuzuan me pronat në Kavajë.
Aida Gjoci, ka treguar skemën e plotë se si shkelej ligji nga punëtorët e ZVRPP-së, që regjistronin pyjet si toka are.
Gjoci është gjithashtu nën hetim për këtë skandal në Hipotekën e Kavajës. Skema korruptive e Kavajës ka vënë nën hetim 6 punonjës të hipotekës në Kavajë, përfshirë ish-kryeregjistruesin Seid Cikalleshi dhe pasuesin e tij në detyrë. Të dy zyrtarët janë të arrestuar për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Kavajës pretendon se sipas të dhënave të grumbulluara, rezulton se të gjithë punonjësit e Hipotekës, kanë qenë pjesë e të njëjtës skemë korruptive duke administruar akte pronësie të falsifikuara.