Prokuroria thërret ish-ministrin në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli për çështjen e CEZ. Burime bënë me dije se ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimin e CEZ.
Thirrja për t’u pyetur e Rulit vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Gjykata i la detyrë prokurorisë të marrë në pyetje disa emra, mes tyre edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Ndërkohë Ruli i kontaktuar nga News24 tha se pret konfirmim për orarin dhe do paraqitet në prokurori.
“Do jap sqarimet për çështjen në fjalë”, tha Ruli.
Ai ka qenë Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës nga viti 2005 deri në vitin 2009.